image Abazi: LDK dje bëri presion për mosvotimin e taksës, nëse e rrëzojnë qeverinë, Thaçi shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kosovë

Reagim/ Abazi: LDK dje bëri presion për mosvotimin e taksës, nëse e rrëzojnë qeverinë, Thaçi shpall gjendje të jashtëzakonshme

news image

Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë presion për të mos votuar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi tha se nëse LDK e rrëzon qeverinë, presidenti Thaçi do të shpall gjendje të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

“Nga LDK dje është bërë presion për të mos u votuar heqja e tarifës dhe kjo dëshmon që nuk është tarifa por “borxhi” ndaj Thaçit dhe PDK. Veliu dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme janë anët e medaljes së njejtë. Nuk do të ishte korrekte nëse do ta bëja publike një gjë të tillë sikur LDK të ishte korrekte e parimore, sikur të ishte situatë normale, por votuesi i LDK dhe çdo qytetar duhet të kuptoj që taksa është justifikim dhe mburojë dhe asgjë tjetër, qëllimi i vërtet është në ruajtjen dhe mbarvajtjen e një sistemi që ka gllabëruar funksionimin e shtetit”, ka shkruar Abazi.

Tutje ai tha se LDK do të përjetojë thikën pas shpine sikurse në të kaluarën.

“Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej”, ka shkruar Abazi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156899171125718