Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka paraqitur sloganin me të cilin do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.
“Forca e Kosovës” është slogani i kësaj partie, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare në Facebook.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në këto zgjedhje nuk garojnë për të udhëhequr me ekzekutivin, pasi synimi i saj është posti i presidentit të shtetit.
Haradinaj, e ka shpallur kandidaturën menjëherë pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.