image AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për taksën - mbledh nënshkrime te PDK e Nisma

Politikë

Politikë/ AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për taksën – mbledh nënshkrime te PDK e Nisma

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi ka thënëse partia e tij është duke i mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me taksën.

Abrashi ka thënë se përmes kësaj seance do të kundërshtohet heqja e taksës për produktet serbe dhe ato boshnjake, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne jemi t’u i mbledh votat nga partitë tjera dhe sa mora vesh jemi gati më i siguru nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Votat i kemi kërkuar te PDK dhe NISMA dhe jemi afër për t’i siguruar 40 nënshkrime”, ka thënë ai në emisionin Frontal./Gazeta Sinjali/