PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e joparlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.
Kësaj ftese, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Për portalin rtv21 zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.
“AAK do të përfaqësohet nga nënkryetari në takimin e thirrur nga PSD, të premten, për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike”, ka thënë Blaka.
Takimi pritet të mbahet në ora 13:00.