image AAK i reagon PDK-së: Keni punësuar njerëz në aeroport

Politikë

Zgjedhjet/ AAK i reagon PDK-së: Keni punësuar njerëz në aeroport

news image

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë-Kosovë ka reaguar ndaj gjuhës së Partisë Demokratike të Kosovës, të përdorur ndaj AAK-së duke iu referuar si “partiçkë”. Në reagimin e degës së AAK-së thuhet se PDK po punëson njerëz në Aeroport në kohë fushate.

“Frika nga fitorja e AAK-së që po ndjehet e ka prishur oazën e rehatisë të partive simotra në Fushë Kosovë të cilat tashmë po e ndjejnë shijen e humbjes. Ato humbëse do jenë gjithesesi, por fitues do të jetë qytetari i cili po përkrah ardhmërinë e Kosovës” thuhet në reagimin e tyre, transmeton Sinjali.

Lexoni reagimin e plotë:

Dega e AAK-së në Fushë Kosovë nuk është partiçkë as patericë dhe as parcelë e ndonjë partie tjetër por është  “AAK 100%”.

Dega e AAK-së në Fushë Kosovë është një degë solide e riformuar me rrënjë, me resurse të shëndosha dhe jo  mbetje të reciklueshme mbi të cilat po ngriten oponentët tanë politikë.

Fryma pozitive dhe volumi i madh i AAK-së  në gjithë Kosovën në përgjithësi dhe në Fushë Kosovë në veçanti, i ka nxitur vasalët e pushtetit aktual të vjellin vrerë mbi punën e degës së AAK-së në Fushë Kosovë. Në pamundësi për të na ndjekur dhe për të garuar ” fer” me ne, ata zgjodhën gjuhën e vetme që dinë të flasin, pra “gënjeshtrën”.

Gënjeshtrave të PDK-së ne i përgjigjemi me fakte, le të del kushdo, kudo dhe le të gjejë një person të vetëm të punësuar për ta mashtruar diku në këtë kohë fushate, ashtu siç po bënë PDK-ja me punësimet në aeroport.

Askush nga dega e AAK-së  në Fushë Kosovë asnjëherë, askund dhe askujt nuk i ka premtuar vend pune.

Të gjitha shpifjet nga PDK-ja dhe të tjerët që kanë humbur orientimin dhe qëllimin dëshmojnë për madhështinë tonë dhe tkurrjen e tyre. Halli i PDK-së janë vetë PDK-ja, janë antarët e sajë që po e braktisin dhe po i bashkëngjiten degës së AAK-së  në Fushë Kosovë.

Publikisht i bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve,  anëtarëve të të gjitha partive tjera që nuk kanë gjynahe dhe depozita nga e kaluara dhe nuk kanë gjetur hapësirë veprimi në subjektin ku bëjnë pjesë, ejani dhe bashkohuni rreth vizionit të AAK-së. Dera jonë është e hapur dhe dora është e shtrirë për secilin që vjen me qëllimin e mirë.

Duke e pasur bishtin e nxënë me derë PDK-ja mbështetsja e LDK-së me kushte dhe pa kushte iu kanë sulur degës së AAK-së e cila po ia prish kombinimet mbi pazarllëqet të cilat i bëjnë natën dhe i vajtojnë ditën.

Misionarët e kultivatorëve që i hedhin hi syve të qytetarit, dëshirojnë të fshehin gjynahet e mëdha dhe i hedhin në pah gjynahet e vogla me të cilat i mbulojnë përdundimisht gjynahet e mëdha në të cilat janë hisedarë edhe vetë.

Frika nga fitorja e AAK-së që po ndjehet e ka prishur oazën e rehatisë të partive simotra në Fushë Kosovë të cilat tashmë po e ndjejnë shijen e humbjes. Ato humbëse do jenë gjithesesi, por fitues do të jetë qytetari i cili po përkrah ardhmërinë e Kosovës.

Dega e AAK-së në Fushë Kosovë