image AAK i propozon Kuvendit rezolutën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Politikë

AAK i propozon Kuvendit rezolutën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka propozuar Kuvendit miratimin e rezolutës për anulimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë.

Ai gjatë fjalimit në seancë ka thënë se kjo rezolutë është në përkrahje edhe të partive tjera opozitare.

“Në mbështetje të nenit 65 grupi i AAK, PDK dhe LDK i propozojmë kuvendit miratimin e kësaj projekt rezolute.  Deputetët e AAK, PDK dhe LDK votojnë për anulimin e vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ku nuk ka vota mjaftueshëm dhe shtyhet për seancë tjetër”, u shpreh Tahiri.

Tutje ai ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Deputetët e kuvendit kërkojnë që vendimi i ZRRE të anulohet menjëherë. Kuvendi të iniciojë shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Qeveria të subvencionojë çmimin e energjisë. Qeveria të heqë TVSH për energji. Qeveria të angazhohet për themelimin e fondit për konsumatorë në nevojë. Të nisin konsultime për tarifa të reja”, ka thënë ai./GazetaSinjali/