Koalicioni AAK-PSD, është shprehur i kënaqur me daljen në votime të qytetarëve në zgjedhjet nacionale, por sipas tyre kjo dalje është e ngjashme si me atë të vitit 2017.
Përfaqësuesi i koalicionit, Selim Selimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët në vazhdim.
“Deri në ora 15;00 këto shtabe kanë raportuar një dalje të kënaqshme në votime, por e kemi vërejtur që kjo dalje është goxha e ngjashme me vitin 2017. Andaj shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë votuesit që s’kanë dalë të votojnë të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të votojnë për shtetin për veti dhe të ardhmen e tyre”, tha ai.