Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka mohuar se është ftuar për intervistim nga ana e Policisë së Kosovës, shkruan Sinjali.
Ai tha se tërë ditë ka qenë në shtëpi e pastaj ka ardhë në zyre, mirëpo nuk e ka thirr Policia.
“Kërkush nuk m’ka ftu, në shpi tem kam qenë, kërkush ska qenë te banesa, policia e din ku jetoj“, tha ai.
Molliqaj gjatë protestës që u mbajt të shtunën u incizua duke e goditur me shuplakë njërin nga policët që po qëndronte para objektit të qeverisë.