Ka disa muaj që po pritet masivisht performanca e yllit botëror në Shqipëri. E planifikuar të mbahet këtë të shtunë me datë 14 mars, duket se gjithë entuaziami do të shkojë huq.
E krejt kjo për shkak të virusit vdekjeprurës ‘korona’ dhe dy rasteve të para të prekjes në Shqipëri. Kjo ka bërë që Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri të marrë vendim për anulimin e të gjitha tubimeve dhe koncerteve në vende të hapura e të mbyllura deri me datë 3 prill.
E meqë koncerti i Malumas ishte planifikuar të mbahet më 14 mars, në bazë të këtij vendimi i bie të mos mbahet./GazetaSinjali/