image A po martohet Big Mama, imazhi i fundit i bëri lëmsh fansat e këngëtares

Bota e Yjeve

A po martohet Big Mama, imazhi i fundit i bëri lëmsh fansat e këngëtares

news image

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, duket se pas një kohe po rikthehet me projekt të ri muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi ajo në rrjetin e saj social Instagram, postoi një foto me anë të të cilës ka lënë të nënkuptohet se po martohet. Ajo shfaqet duke festuar natën e beqarisë dhe mbanë shiritin e nuses me mbishkrimin “Do bëhem nuse”.

Poa shtu këngëtarja ka shkruar “Nata e fundit e beqarisë”, duke bërë kështu lëmsh ndjekësit e saj, të cilët ishin të shumtë që ia uronin asaj martesën.

Në anën tjetër kjo po del të jetë e pavërtetë sepse Gazeta Sinjali mëson se ajo pas një kohe të gjatë po i rikthehet muzikës dhe se këto imazhe janë pjesë të shkëputura nga klipi i ri i këngëtares .

“Akoma të dua” përndryshe mbetet e fundit këngë e lansuar nga Big Mama në tetor të vitit 2019. /Gazeta Sinjali/