image A po i bashkohet djali i Adem Jasharit kësaj partie politike?

Përafrim/ A po i bashkohet djali i Adem Jasharit kësaj partie politike?

news image

Lulzim Jashari, djali i komandatit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari është parë në një takim i shoqëruar me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas fotos së dërguar nga një sinjalizues, i biri i komandatit Adem Jashari  ka qenë pjesëmarrës i një takimi të përbshkët me kandidatët për deputetë të këtij subjekti, Liburn Aliu, Gani Krasniqi dhe Enver Dugolli.

Ata janë  fotografuar në familjen e heroit, Afrim Zhitija në fshatin Llugë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk dihet ende nëse ky takim është paralajmërim për zyrtarizimin e kalimit të Lulzim Jasharit në këtë subjekt politik, por ajo që duket e qartë është se ai po tregon afrimitet më përfaqësuesit e Vetëvëndosjes.

Djali i Komandantit Legjendar Ademi Jashari, Lulzim Jashari më herët ka qenë shumë kritik ndaj përfaqësuesve të institucioneve të vendit, sidomos sa i përket dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë duke thënë se “si mund të ketë pajtim me ata që mundohen ta zhdukin Kosovën”

Liburn Aliu i cili duket ta ketë ftuar Lulzim Jasharin është nip i Afrim Zhitisë.

Në shënimin e 30 vjetorit të rënies së Afrimit, zyrtarë të lartë të kësaj partie kishin thënë se me fitoren e VV-së u realizua endërra e dëshmorit Afrim Zhitija.

Edhe vëllai i Afrimit, Naim Zhitia më herët ishte në listat zgjedhore të këtij subjekti politik. /Gazeta Sinjali/