image A pati dëme nga droni 'misterioz' në Mitrovicë, deklarohet Hamza

Siguri

A pati dëme nga droni ‘misterioz’ në Mitrovicë, deklarohet Hamza

news image

Pak më parë një dron ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës. Rreth këtij incidenti është deklaruar për Sinjalin kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Ai tha se nga ky dron nuk është lënduar askush dhe që organet kompetente po merren me hetimet rreth origjinës së tij.

“Informata më të sakta ua jepin Policia se po merren me atë punë, por sa jam i informuar nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Për pjesë tjetër janë organet përgjegjëse”, tha ai.

Në pyetjen se a dihet origjina e dronit, Hamza u përgjigj se “jo, është çështje e organeve përgjegjëse”.

Zona ku ka rënë droni, është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo nuk ka marrë ende përgjigje.

/GazetaSinjali/

https://sinjali.com/lajmi-i-fundit-nje-dron-bie-ne-lagjen-bair-te-mitrovices/