Ditën e djeshme, Sindi dhe Murati patën takimin e tyre të parë në Përputhen, shkruan Gazeta Sinjali.
Takimi ishte shumë romantik, me puthje dhe përqafime.
Por, ajo që ndezi debate në studio ishte pyetja e Almendit, i cili e pyet Sindin nëse e ka njohur më herët Muratin.
Almendi: Keni pasur njohje më parë?
Sindi: Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon.
Murati: Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë.