image Flet Hajdar Beqa, a mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës?

Politikë

Politikë/ Flet Hajdar Beqa, a mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës?

news image

Në media ka dalë informacioni se ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për t’u bërë deputet i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës. Gazeta Sinjali ka kontaktuar Hajdar Beqen për ta pyetur nëse këto informacione janë të vërteta.

Gjatë bisedës për Gazetën Sinjali, Hajdar Beqa, thotë se po e pret certifikimin e rezultateve përfundimitare, megjithatë lë të nënkuptojë se këtë herë ka mbetur jashtë kuvendit. “Pavarësisht rezultateve, do ta vazhdojë rrugëtimin politik brenda Partisë Demokratike të Kosovës”, thotë ai.

“Po e pres certifikimin e rezultateve, nuk mundemi të gjithë me qenë deputet. Nuk kam informacione të sigurta, duke pasur parasysh që rezultatet janë më të dobëta në zonën e Dukagjinit, është e mundur që të mos e kalojë pragun, megjithatë i falenderoj gjithë qytetarët. Pavarësisht kësaj do të vazhdoj rrugëtimin politik ku do të jap kontributin përmes PDK-së. Për mu ka qenë kënaqesi me marrë pjesë si kandidat për deputet në listën zgjedhore të PDK-së”, tha Beqa për Gazetën Sinjali.

Përveç Beqes, raportohet se votat e nevojshme për t’u bërë deputet nuk ka arritur t’i marrë as ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. /Gazeta Sinjali/