image A lejohet përdorimi i çajit të gjelbër dhe xhenxhefilit në shtatzëni? - Sinjali

Këshilla/ A lejohet përdorimi i çajit të gjelbër dhe xhenxhefilit në shtatzëni?

news image

Shumica nga gratë kanë vështirësi gjatë shtatzënisë së tyre, për atë duhet edhe kujdes se çfarë konsumojnë më shumë.

Çaji i gjelbër apo jeshil, është i lejuar të konsumohet gjatë procesit të shtatzënisë dhe lirshëm mund të pihen një ose dy filxhanë në ditë. Megjithatë, ju nuk duhet të merrni shumë çaj të gjelbër për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës në të.

Image result for qaji i gjelbert"

Pra, 200 mg kafeinë është maksimumi i lejuar ditor duke përfshirë të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë si: çajin, çokollatën dhe kafenë, ka shkruar farmacistja Laureta Berisha-Kosumi.

Pasi që, pirja e një sasi të madhe të çajit të gjelbër mund të pengojë absorbimin acidit folik. Acidi folik është një lëndë ushqyese e rëndësishme, veçanërisht gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Ajo mund të parandalojë defekte të tubave nervor si spina bifida.
Andaj në fillimin e shtatzënisë është më mirë të reduktohet që mos të shkaktojë dëmtime të tubit nervor te fetusët.

A është e sigurt pirja e çajit xhenxhefil gjatë shtatzënisë?

Çaji xhenxhefil është i dobishëm dhe ka përfitime të larta shëndetësore, pra është i sigurt për të konsumuar gjatë shtatzënisë. Ndihmon shumë në menaxhimin e përzierjes dhe vjelljes, sidomos në tremujorin e parë. Megjithatë, është mirë të mos konsumohet më shumë se një gram xhenxhefil brenda ditës.

Të vjellat dhe të përzierat në mëngjes apo siç njihet “sëmundja e mëngjesit”, janë simptoma të zakonshme gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Shumica e grave preferojnë marrjen e çajit xhenxhil për t’i lehtësuar këto simptoma.

Konsumimi i çajit në mëngjes dhe para gjumit ndihmon për të përzierat dhe të vjellat te gratë shtatzëna./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin