Konsumi i kafesë së gjelbër mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe kështu të parandalojë diabetin. Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i bërë nga studiuesit amerikanë.
Studimi tregon se ka një ulje të rrezikut të diabetit me 50 % për njerëzit që pinë 7 gota kafe në ditë në krahasim me ata që konsumojnë vetëm dy gota.
Sekreti i kafes së gjelbër, është prania e një substancë natyrale në kokrrizat e saj, acidit klorozhenik. Kjo substancë është shumë e përqendruar tek kafeja e gjelbër, por ajo është e pranishme edhe tek molla dhe kumbullat e thara.
Çdo filxhan kafe i konsumuar gjatë ditës do të ndikojë me një rënie të rrezikut të zhvillimit të diabetit me 7%. Studimet kanë treguar gjithashtu se pirja e rregullt e kafesë jeshile ndikon në uljen e masës dhjamore.