Nga mbi 280 mostra që dyshohej se mund të ishin të personave të infektuar me variantin “MU”, të dërguara për analiza në Gjermani, të gjitha dolën vetëm me variantin “Delta”.
Megjithëkëtë, profesionistët shëndetësorë thonë se ka rrezik real për shfaqjen e variantit “MU”, por edhe varianteve të tjera.
Xhevat Jakupi, drejtori i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, tha se të gjitha mostrat rezultuan vetëm me variantin “Delta”.
Kurse, specialisti i Mikrobiologjisë, Ramiz Avdulli, vlerëson se rreziku për shfaqjen e tij dhe të varianteve tjera të COVID-19 është i pashmangshëm.
“Varianti MU dihet se është varianti më i fundit i këtij virusi, me siguri pritën të shfaqën dhe variante tjera. Është e natyrshme që virusi të transformohet. Masat duhet të jenë të njëjta, dhe vaksinimi të vazhdojë”, deklaroi ai për RTV 21.
Kujtojmë se varianti MU është zbuluar për herë të parë në Kolumbi./Gazeta Sinjali/