image A ka dështuar Ballkani i Hapur, kjo është përgjigja e Merkelit

Politikë

A ka dështuar Ballkani i Hapur, kjo është përgjigja e Merkelit

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është pyetur nga gazetarët se ‘a ka dështuar Procesi i Berlinit’. Merkel nuk e konsideron dështim këtë proces (ku veç tjerash përfshihet edhe Ballkani i Hapur).

Nuk e konsideroj si të tillë, nuk mund të themi se është mbaruar ndërtimi i autostradave, por janë procese që janë inicuar. Kemi shkëmbime në nivel shkencor me vendet e Ballkanit P. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të shoqërisë civile, jam takuar me përfaqësues të një organizate joqeveritare në vendin tuaj dhe më kanë treguar si janë duke u zhvilluar. Vuçiq dhe Rama, duke pasur parasysh që nuk kanë pasur shkëmbime për një kohë të gjatë, mendoj që prej momentit kur janë takuar, kanë ndryshuar shumë gjëra. BE nuk është aq i shpejtë sa do duhej, por shumëçka është në rrugën e duhur”, ka thënë Merkel.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, vlerësoi lart Procesin e Berlinit dhe rolin e kancelares Merkel në këtë proces.

Kur kancelarja më ka ftuar në Berlin më 2014, ishte hera e parë në historinë e këtij rajoni, në historinë shekullore të këtij rajoni, që liderët e të gjitha vendeve uleshin në një tyrezë, jo për tu vrarë, e për t’u therë, por për të folë për të ardhmen. Për të vazhduar argumentin e saj, ky proces i hapi rrugë vendosjes së komunikimit mes Shqipërisë dhe Serbisë në funksion të zhvillimit rajonal, në kushtet kur paarëisht distancës së afërt nuk ishin takuar kurrë. Procesi i Berlinit ka nevojën e vet, janë disa mekanizma të avashtë, edhe Ballkani i Hapur që sot kemi si nismë të tre vendeve që synojnë të përfshijnë të 6 vendet, është rezultat i këtij Procesi sepse ky na ka dhënë mundësinë që të kuptojmë se nga bashkëpunimi, nga komunikimi, nga ndërveprimi, mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Konfliktet, në atmosferën e krijuar nga Procesi i Berlinit, kanë zgjidhje. Jo vetëm që nuk e quaj dështim, por e quaj vizion afatgjatë që do të kalojë nga një qeveri në tjetrën, nga një gjeneratë në tjetrën, për të realizar në rajonin tonë atë që kancelarja ka paraparë“, ka thënë Rama.

/GazetaSinjali/