image “A je mirë” kënga më e re e Çiljetës dhe Esttos

Bota e Yjeve

“A je mirë” kënga më e re e Çiljetës dhe Esttos

news image

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Çiljeta dhe Estto kanë paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “A je mirë” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram.

“Së shpejti… A je mirë në bashkëpunim me Eston”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar.

https://www.instagram.com/p/B09FiDogL-P/

Çiljeta nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këngës dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

“Bonbone” është projekti i fundit muzikor i Çiljetës në bashkëpunim me Alar Band. Kënga është publikuar në gusht të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/