Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Çiljeta dhe Estto kanë paralajmëruar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “A je mirë” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Së shpejti… A je mirë në bashkëpunim me Eston”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuar.
Çiljeta nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këngës dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.
“Bonbone” është projekti i fundit muzikor i Çiljetës në bashkëpunim me Alar Band. Kënga është publikuar në gusht të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/