Menaxheri i reperes së njohur Tayna, Rinor Hykolli me 3 nëntor është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan e cila ia ka shqiptuar 1 vit burgim efektiv, pasi akuzohet se ia ka thyer hundën një personi.
Së fundmi reperja ka postuar një story në Instagram bashkë me Hykollin, foto kjo që u ripostua nga Hykolli, shkruan Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se Rinor Hykolli është dënuar nga Gjykata e Gjilanit me një vit burgim efektiv, pasi i njëjti dyshohet se më 22 korrik në një diskotekë në Gjilan, ia kishte thyer hundën, një personit me inicialet L.B., për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.