Djali i zhdukur, Shqipdon Aliu, nga fshati Gadime në komunën e Lipjanit po raportohet se është gjetur, mirëpo as policia e as familja deri në këtë moment nuk ka informacion nëse është gjetur 23-vjeçari.
Gazeta Sinjali ka tentuar ta konfirmojë informacionin nëse është gjetur Shqipdon Aliu i cili rezulton i zhdukur nga data 12 tetor, mirëpo familja nuk ka informacion.
“Nuk e dina, për momentin asgjë nuk është e sigurtë”, thanë familjarë të Shqipdonit për Gazetën Sinjali.
Ndërsa, policia ka konfirmuar se një trup i pajetë është gjetur në rajonin e Lipjanit por akoma nuk dihet se për kë bëhet fjalë.
“Për identifikimin e trupit janë duke punuar ekipet përkatëse”, ka konfirmuar policia.
Nga data 12 tetor, familja nuk di asgjë për vendndodhjen e Shqipdon Aliut.
Për ta gjetur Shqipdonin, ka kërkuar mobilizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucioneve përkatëse edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Pas zhdukjes së Shqipdonit, ka ndërruar jetë edhe babai tij./Gazeta Sinjali/