Uji është substanca më e rëndësishme në planet për jetën njerëzore, pasi që është përgjegjëse për një numër të madh të funksioneve vitale në trup.
Uji është krucial për shëndetin tonë, duke filluar nga sistemi i tretjes e deri te hidratimi i lëkurës që e ngadalëson plakjen, ndihmon me humbjen e peshës, e rritë përqendrimin, energjinë, disponimin, etj., transmeton Telegrafi.
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë t’i pini të paktën dy litra ujë në ditë.
Sidoqoftë, sa i përket çështjes së ujit, ekzistojnë dy teori në kundërshtim me njëra-tjetrën:
1. Uji duhet të konsumohet gjatë ushqimit sepse është i shëndetshëm
2. Nuk duhet të pini ujë kur jeni duke ngrënë
Por, cila është e vërteta?
Epo, më në fund shkenca ka dhënë përgjigjen!
Siç thonë ekspertët, edhe nëse mund të shkaktojë gjëra të dëmshme, përfitimet e ujit i tejkalojnë të gjitha disavantazhet.
Studimet tregojnë se konsumimi i ujit gjatë ngrënies e parandalon ngrënien e tepërt dhe e parandalon shtimin e peshës.
Një studim tjetër ka treguar se të rriturit që e konsumojnë një gotë ujë para shujtës humbin më shumë peshë sesa ata që nuk konsumojnë fare.
Ndër tjerash, konsumimi i ujit para shujtës e ngadalëson shpejtësinë me të cilën hamë dhe, rrjedhimisht, hamë më pak.
Kur hamë ngadalë, ne kemi mjaftueshëm kohë që truri të na dërgojë sinjale se më nuk jemi të uritur.
E mira tjetër e ngrënies së ngadaltë është se e shijojmë ushqimin më shumë.
Uji po ashtu e ndihmon ushqimin të kalojë përgjatë sistemit të tretjes dhe i parandalon problemet e kapsllëkut.