image A e ka kaluar Nisma-AKR pragun zgjedhor? – këta janë tre deputetët e mundshëm nga AKR-ja

Kosovë

Zgjedhje/ A e ka kaluar Nisma-AKR pragun zgjedhor? – këta janë tre deputetët e mundshëm nga AKR-ja

news image

Koalicioni Nisma-AKR, aktualisht po pretendon se e ka kaluar pragun zgjedhor dhe se do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Fatmir Matoshi nga AKR, në një bisedë me Gazetën Sinjali, ka deklaruar se aktualisht koalicioni është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar edhe ankesë në Gjykatë Supreme lidhur me votat e ardhura nga Serbia.

Ai ka thënë se votat nga Serbia nuk duhet të llogaritën për shkak nuk janë vota nga diaspora, por vota të cilat janë mbushur nga disa persona.

“Ne duhet që t’i drejtohemi Gjykatës Supreme sepse nuk janë vota nga diaspora, por janë vota që kanë hy në postë në Prishtinë dhe kanë ardhur prej disa njerëzve 3 mijë vota dhe ta shohim se çfarë po ndodhë”,  ka deklaruar ai.

Matoshi më tutje ka thënë se me gjendjen aktuale koalicioni Nisma-AKR është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka thënë se kanë të sigurt dy deputetë. Ka thënë se Behgjet Pacolli pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës si dhe Mirlinda Sopi, ndërsa në garë për t’u bërë deputetë është edhe Islam Pacolli.

“Po në këtë situatë që gjendemi jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës. Për dy deputetë jemi të sigurt që do t’i kemi, ndërsa për kandidatin e tretë jemi në një garë të ngushtë me një tjetër kandidatë nga Nisma për 100 vota. Përveç Behgjet Pacollit është Mirlinda Sopi, ndërsa duhet të pritet edhe për disa vota për Islam Pacollin”, ka deklaruar Matoshi.

Kujtojmë se pak më herët ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora, ndërsa koalicioni Nisma-AKR ka fituar 187 vota. Kujtojmë se votat që supozohet se kanë ardhur nga Serbia nëse numërohen do ta lënë jashtë Kuvendit të Kosovës këtë koalicion./Gazeta Sinjali/