COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Biznes/ A e dini sa Call Center funksionojnë në Kosovë, aty ku paga është deri në 1 mijë euro?

news image

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, përgjatë 8 vjetëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit Call Center

Call Center është bërë biznes mjaft i përfolur në Kosovë për shkak të shumë shpalljeve për vende të lira të punës ku punëtorët paguhen nga 500 deri në 1000 euro.

Sipas të dhënave të ARBK-së trendi i tyre ka shënuar rritje. Ndërkaq thirrjet bëhen kryesisht në vendet jashtë Kosovës, ato gjermanishtfolëse dhe funksioni i tyre është marketing ose shitje.

Por, ky numër mund të jetë edhe më i madh marrë parasysh ekonominë joformale në vend si dhe faktin që disa nga bizneset regjistrohen si biznese telekomunikimi dhe të tjera bëjnë pjesë në kategorinë e bizneseve për qendra telefonike.

Kujtojmë që gjatë vitit 2019, policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e Gjermanisë, kanë bastisur dy Call Center, në Ferizaj dhe Prishtinë, me qëllim gjetjen e dëshmive për kryerjen e veprës penale ‘’Pastrim të Parave’’./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: