image A do të rriten temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosovë

A do të rriten temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

/GazetaSinjali/