image A do të qëndrojë në sallë PDK-ja kur Kurti votohet kryeministër e Osmani presidente, tregon Hoxhaj

Politikë

A do të qëndrojë në sallë PDK-ja kur Kurti votohet kryeministër e Osmani presidente, tregon Hoxhaj

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, gjatë takimit që zhvilluan sot, i kanë bërë thirrje që të qëndrojnë në sallë kur të votohet për kryetarin e Kuvendit, kryeministrin e presidentin.

“Është kërkuar pjesëmarrja jonë në seancë edhe kur zgjedhet kryetari i Kuvendit edhe kur zgjedhet Qeveria e presidenti, po ju e dini që ne nuk jemi parti që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë. Këtë çështje ai ka thënë se do ta diskutojnë në parti, për të marrë vendim pastaj nëse do të qëndrojnë në sallë apo jo”, shtoi tutje.

“Debati ka qenë përmbajtësor, qëndrimet tona janë të qarta, ne jemi opozitë, nuk jemi departament i resurseve njerëzore, s’jemi as organ i avancimit të njerëzve në karrierë, takimi është drejtuar në parime. Këtë qartësi që e kam para jush, e kam pasur edhe në takimin që e kishim”, tha Hoxhaj.

Ai ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme do t’i mbledhin organet e partisë për të marrë vendim për këtë temë. /Gazeta Sinjali/