image A do të ekstradohet Tomorr Morina në Serbi?

Politikë

A do të ekstradohet Tomorr Morina në Serbi?

news image

Nesër do të merret vendimi për ish-ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, i cili u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë.

Shkak i arrestimit të tij ishte një urdhër arrest nga Serbia nën akuzën për kryerjen e krimeve të luftës.

Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën.

Por zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që Morina të ekstradohet në Serbi.

Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendosë të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, raportojnë mediet maqedonase.

Kundër ekstradimit të Morines, ishte edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Nesër materiali i dërguar nga Serbia dorëzohet në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në bazë të dokumentacionit do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së.