image A do të bëhet ministre në Qeverinë Kurti, tregon Mimoza Kusari-Lila

Politikë

A do të bëhet ministre në Qeverinë Kurti, tregon Mimoza Kusari-Lila

news image

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në ditët në vijim VV-ja do të ketë diskutime me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ajo ka deklaruar po ashtu se nuk do të ketë rol ekzekutiv në qeverinë e re si pasojë e aktakuzës të ngritur ndaj saj vitin e kaluar nga Prokuroria Speciale.

 “Kurti ka qenë i qartë në lidhje me koalicionet. Po besoj që mendimi im këtu në rastin e zgjedhjes së presidentes një bisedë duhet të ketë një tryezë politike jo domosdoshmërish koalicion se flasim për një institucion i cili duhet të prezantojë institucionin gardian të Kushtetueses dhe përfaqësimit të vendit prandaj u takon që të ketë një diskutim më partitë politike por jo domosdoshmërish koalicion. Koalicioni është për qeverinë për të pasur zbatimin e një programi qeverisës dhe bartësit të cilët në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje me partnerë”.

Sipas saj, dështimi për zgjedhjen e presidentit nuk është në interes të qytetarëve, duke shtuar se Osmani është zgjidhja e duhur pasi e ka dëshmuar se ka mbështetje popullore me votat e fituara në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues ligjor për ne të gjithë për arsye se dështimi për të bërë një gjë të tillë e çon Kosovën në një proces zgjedhor. Nuk e besojmë që partitë të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje e shohin si moment të duhur të paktën që të shkohet në zgjedhje natyrisht që pozita dhe zyra e presidentit në këtë rast presidentes paraqet personin e autoritetin unifikues dhe po besoj që mbështetja e madhe që i është dhënë Vjosa Osmanit në këto zgjedhje me personin më të votuar ndonjëherë në Kosovë me 300 mijë vota tregon që për herë të parë arrihet komplet qëllimi i të pasurit një person që ka mbështetje popullore masive siç e ka Vjosa Osmani. Gjithashtu besoj që në ditët në vijim do të ketë edhe diskutime dhe trajtim normal me subjektet e tjera për pozicionimet e tyre politike kur të votohet presidentja, por nuk e shoh në interes të përgjithshëm qytetar tash duke u distancuar edhe nga pozita politike e deputetes që është në interes të ditur që Kosova të ballafaqohet edhe me një palë zgjedhje si rrjedhojë e dështimit të zgjedhjes së presidentes”, shtoi ajo.

Tutje sa i përket formimit të Qeverisë, ajo tha se përfaqësues të pakicave jo serbe janë në mbështetje të Kurtit.

“Besoj kemi të bëjmë me afate të përcaktuara nga institucionet e pavarura në këtë rast Komisioni Qendror Zgjedhor, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme të cilat janë në procedurë të trajtimit të ankesave. Në momentin e certifikimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar nënkuptohet se do të bëhen përgatitjet për fillimin e seancës së konstituimit të Kuvendit e pastaj zgjedhjet e përfaqësuesve të presidentes dhe qeverisë. Përfaqësues të pakicave jo serbe tashmë veç janë deklaruar në mbështetje të qeverisë Kurti. Personalisht nuk kam qenë e involvuar në biseda me ta por nga deklaratat publike dhe nga kontaktet nuk kanë hezitim në mbështetjen në të kundërtën kanë qenë shumë pro formimit të mbështetjes së qeverisë Kurti 2 ku nuk duhet harruar faktin që përfaqësuesi Elbert Krasniqi ka qenë edhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e kaluar. Njëjtë edhe Emilia Rexhepi me subjektin e saj Partinë Boshnjake të Kosovës nga Prizreni”, shtoi Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se nuk do të ketë post ekzekutiv në qeveri për shkak të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të rrjetit të distribuimit të KEK-ut.

“Unë jam deklaruar se unë nuk do të marrë post ekzekutiv dhe arsye është krejtësisht personale ka të bëjë me rrethanat të cilat janë krijuar në situatën time pas ngritjes së aktakuzës konsiderojë që është e padrejtë dhe e pamoralshme që këtë pozicion të ngarkohem me një pozitë e cila do i shkakton probleme politike koalicionit apo qeverisë së re. qeveria ka ardhur me mandatin që të ketë fokus problemet e rënduara qytetare. Dhe nuk kanë për ngarkesa të natyrës luftës politike dhe ndërpartiake përkundrejt faktit që rrethanat dhe mënyra se si është ngritur aktakuza tregon një sistem jofunksional”, tha Kusari-Lila për EO.

/GazetaSinjali/