Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se kanë marrëdhënie të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
I pyetur nëse do ta arrestonte deputetin Behgjet Pacolli nëse do t’i kërkohej nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka thënë se Policia vepron në bazë të ligjit dhe në asnjë mënyrë.
“Unë jam drejtor i Policisë dhe drejtori i Policisë dhe policia e Kosovës vepron në bazë të ligjit të Policisë. Unë nuk dua një asnjë moment të komentojë deklaratat e spektrit politik, pavarësisht se kush janë dhe nga cila pozitë vijnë. Mirëpo Policia e Kosovës vepron vetëm ne bazë të ligjit dhe në asnjë mënyrë tjetër”, tha Qalaj për EO.
Ai ka thënë se politika nuk është përzier në detyrat e Policisë. /Gazeta Sinjali/