image A do ta votonte PDK-ja Rexhep Qosjen për president të Kosovës?

Kosovë

A do ta votonte PDK-ja Rexhep Qosjen për president të Kosovës?

news image

Abelard Tahiri është pyetur gjatë mbrëmjes së sotme nëse do ta votonte Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rexhep Qosjen për president të vendit, nëse do të propozohej nga LDK e VV, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri ka thënë se emri Rexhep Qosjes mund të jetë përfolur, por që një gjë e tillë nuk është përfolur ende në PDK.

Ai ka thënë se nëse propozohet Qosja, PDK do të mblidhet dhe do ta merr një vendim, por deri më tani ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Është shumë herët me fol se a do ta votojë PDK-ja për emrin e përfolën për shkak se në partinë tonë nuk është përfolur. Kur të folët në PDK do ta marrim vendimin se a do ta votojmë apo jo”, ka deklaruar Tahiri në rtv dukagjini.

Ndryshe LDK dhe VV nuk e kanë zgjedhur ende çështjen e presidentit dhe se pritet që pas një viti të ulën përsëri për të diskutuar për këtë post./Gazeta Sinjali/