image Vetaksident në Ferizaj, shoferi dërgohet në spital

Kosovë

Siguri/ Vetaksident në Ferizaj, shoferi dërgohet në spital

news image

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti -që ndodhi 20 minuta më parë në Ferizaj, në vendin e quajtur “Rruga e Gjilanit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili njoftoi se i lënduari e kishte goditur me makinë një shtyllë elektrike në rrugë.

“Para 20 minutave një vetaksident ka ndodhur, një person e ka godit me veturë një shtyllë elektrike. Ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital për trajtim”, tha Gashi.

Gashi njoftoi se policia ka dalë më vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin,/Gazeta Sinjali/