image Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Siguri

Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

news image

Foto ilustruese


Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia, pas vrasjes së policit të Kosovës nga grupet kriminale në veri në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Rreshteri Afrim Bunjaku mbeti i vdekur, ndërsa një tjetër zyrtar policor kufitar është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë sulm që po cilësohet si terrorist, kanë reaguar të gjithë liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

/GazetaSinjali/