image 95 për qind e stafit në burgje të vaksinuar ndaj COVID-19

Siguri

95 për qind e stafit në burgje të vaksinuar ndaj COVID-19

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, ka lehtësuar masat për vizitat familjare.

U.d i drejtorit të ShKK-së, Ali Gashi thotë se do të lejohen dy të rritur dhe dy fëmijë për ta vizituar një të burgosur, por që vizitat familjare të mbahen në distancë dhe duke respektuar masat mbrojtëse.

Megjithatë ai thotë se e nevojshme është certifikata e vaksinimit, para se të hyjnë në institucion familjarë. Gashi tha se për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk kërkohet testi.

“Krahas situatë në vend, dhe numrit të prekurve nga COVID-19, ne në bazë të vendimeve të Qeverisë në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, kemi bërë një vlerësim dhe kemi marrë disa masa lehtësuese sa i përket vizitave të burgosurve në institucionet korrektuese. Një nga masat është se ju lejohen dy të rritur dhe dy fëmijë që ta vizitojnë, pastaj vizitat familjare të mbahen në distancë, me mjete mbrojtëse me maska që të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës sa kanë kontakt me personin e privuar nga liria”.

“Vizita në institucione të hapura pa barriera të bëhen me mjete mbrojtëse, si maska dhe të respektohet distanca, dhe secili vizitorë para se të hyjë në institucion duhet të dëshmojë certifikatën e vaksinimit, për fëmijët nën moshën 16 vjeçare nuk kërkohet testi, dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional dhe të mbajë të informuar opinion publik rreth hapave të mëtutjeshëm”.

E rreth 95% e personave që janë në hetuesi apo që kanë masë ndëshkuese janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID, duke mos përjashtuar edhe stafin korrektues.

Përveç masave lehtësuese brenda institucionit, të gjithë të burgosurit që i përmbushin kriteret do të ju mundësohet vizita familjare në vikend.

“Edhe kjo çështje konfrom situatë në vend, do të ketë edhe lirime, dhe do të shfrytëzojnë vikendet të gjithë ata që përmbushin kriteret”.

“Aktualisht situata me COVID është mirë rreth 95% të gjithë personave që janë në hetuesi apo me masë ndëshkuese janë të vaksinuar dhe disa prej tyre përmes këshillave mjekësore, në momentin që drejtorati shëndetësor parasheh që mund të vaksinohen edhe ata do të vaksinohen”.

Ndërsa, gjendja me COVID-19 është stabile në ShKK, që sipas Gashit duke u bazuar në raporte nuk ka asnjë rast pozitiv.

“Sipas raporteve nuk ka të infektuar brenda Shërbimi Korrektues të Kosovë, ne i marrim raportet në baza ditore dhe kjo është gjendja aktuale”, tha Gashi për EO./GazetaSinjali/