image 92 rastet e reja me koronavirus vijnë nga 21 komuna të Kosovës

Shëndetësi

92 rastet e reja me koronavirus vijnë nga 21 komuna të Kosovës

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet e reja vijnë nga 21 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/