Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar 92 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar 3 viktima dhe 86 pacientë të shëruar.
Personat e infektuar vijnë nga Shkupi-17, Kumanova-6, Shtipi gjithashtu 6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pallankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.
Ndërkaq pacientët që kanë ndërruar jetë janë një 41-vjeçar nga Gostivari, një 63-vjeçar nga Dibra 63 vjeç dhe një 35-vjeçar nga Resnja.