image 92 persona vdesin në Sierra Leone pas shpërthimit të cisternës me karburant

Botë

92 persona vdesin në Sierra Leone pas shpërthimit të cisternës me karburant

news image

Të paktën 92 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një cisternë nafte shpërtheu pranë kryeqytetit “Freetown” të Sierra Leones.

Shpërthimi ndodhi pasi një turmë e madhe u mblodh për të mbledhur karburantin që rrjedh, sipas zyrtarëve.

Një autobus u përplas me cisternën në Wellington, një periferi në lindje të Freetown, shkruan Euronews.

Morgu në Spitalin Connaught raportoi se 92 trupa ishin sjellë deri të shtunën në mëngjes teksa rreth 30 persona që kishin pësuar djegieje të rënda nuk pritet të mbijetojnë sipas një zyrtari të spitalit.

Presidenti Julius Maada Bio, i cili ndodhet në Skoci për të ndjekur bisedimet e Kombeve të Bashkuara për klimën, shprehu keqardhjen për “humbjen e tmerrshme të jetëve”.

“Ngushëllimet e mia të thella me familjet që kanë humbur të dashurit dhe ata që janë gjymtuar si rezultat”, shkroi ai në Twitter./GazetaSinjali/