image 9-vjeçarja në Angli arrin të shpëtojë nga tre burra që donin ta rrëmbenin

Botë

9-vjeçarja në Angli arrin të shpëtojë nga tre burra që donin ta rrëmbenin

news image

Një vajzë 9 -vjeçare në Angli ka arritur që të iu ikë nga duart tre burrave që donin ta rrëmbenin nga një park lojërash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Blackley, në veri të Manchesterit.

9-vjeçarja e ka zbardhur tashmë dinamikën e incidentit: burrat janë afruar dhe e kanë kapur vogëlushen e cila luftoi me ta, duke i goditur me shqelma e pastaj arriti t’ia mbathë dhe të japë alarmin.

Menjëherë forcat e rendit dërguan patrullat në zonë, por personat ishin larguar me shpejtësi.

Që të tre mbanin veshje te errëta dhe i kishin fytyrat të mbuluara.

Ky është një incident tejet shqetësues, dhe është lehtësim i madh që fëmija arriti të shpëtojë. Do të doja ta siguroja komunitetin tonë se po bëjmë ç’është e mundur që t’i kapim këta tre individë, ndaj dhe i kemi shtuar patrullat në zonë gjatë kohës që zhvillojmë hetimin tonë”, tha zëdhënësja e policisë, Louise Edwards, e cila kërkoi dhe ndihmën e publikut për informacione mbi të dyshuarit./Gazeta Sinjali/