Një vajzë 9 -vjeçare në Angli ka arritur që të iu ikë nga duart tre burrave që donin ta rrëmbenin nga një park lojërash.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Blackley, në veri të Manchesterit.
9-vjeçarja e ka zbardhur tashmë dinamikën e incidentit: burrat janë afruar dhe e kanë kapur vogëlushen e cila luftoi me ta, duke i goditur me shqelma e pastaj arriti t’ia mbathë dhe të japë alarmin.
Menjëherë forcat e rendit dërguan patrullat në zonë, por personat ishin larguar me shpejtësi.
Që të tre mbanin veshje te errëta dhe i kishin fytyrat të mbuluara.
“Ky është një incident tejet shqetësues, dhe është lehtësim i madh që fëmija arriti të shpëtojë. Do të doja ta siguroja komunitetin tonë se po bëjmë ç’është e mundur që t’i kapim këta tre individë, ndaj dhe i kemi shtuar patrullat në zonë gjatë kohës që zhvillojmë hetimin tonë”, tha zëdhënësja e policisë, Louise Edwards, e cila kërkoi dhe ndihmën e publikut për informacione mbi të dyshuarit./Gazeta Sinjali/