image 9-vjeçari e sfidon hapur Donald Trumpin

Botë

Amerikë/ 9-vjeçari e sfidon hapur Donald Trumpin

news image

Një djalë i moshës 9-vjeçare, i njohur si Evan Vegan, e ka sfiduar haptazi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai e ka sfiduar Trumpin që të bëhet pjesë e një diete vegane, e cila eliminon produktet si: mishi, qumështi dhe vezët, transmeton Gazeta Sinjali.

9-vjeçari shpreson që presidenti i SHBA-ve do të bëhet pjesë e kësaj diete 30 ditëshe, e cila është në kuadër të fushatës “Bëjeni Amerikën të shëndetshme përsëri!”.

Nëse Trumpi e pranon dhe plotëson sfidën, një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Million Dollar Vegan” do të dhurojë një milion dollarë për një bamirësi që do e zgjedh vetë presidenti.

Deri më tani, raportohet se Trump nuk i është përgjigjur sfidës, por që sipas organizatës ka kohë deri më 31 dhjetor për ta bërë këtë./Gazeta Sinjali/