image 9 të shëruar dhe 1 rast i ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës

Shëndetësi

9 të shëruar dhe 1 rast i ri me COVID-19 në Komunën e Malishevës

news image

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot në Komunën e Malishevës, janë shëruar 9 persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është regjistruar edhe 1 rast i ri. Numri i të shëruarve shkon në 98, ndërsa i rasteve aktive me COVID-19, është 36 raste.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me COVID-19 janë prekur 143 persona, prej tyre 98 janë shëruar, 36 raste janë aktive, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën.

Lajmi i dhënë nga IKSHPK se është edhe një rast nga fshati Damanek, është dhënë gabim komuna, pasi nuk bëhet fjalë për fshatin Damanek të Malishevës, por të një komunë tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rastet aktive sipas vendbanimeve mund t’i shihni në fotografinë më poshtë. /Gazeta Sinjali/