Një filxhan çaji shpesh mund të na ndihmon gjatë kohës kur jemi të stresuar, të shqetësuar apo dhe të mërzitur! Ndoshta kjo është arsyeja pse (së bashku me kafen) çaji është pija më e preferuar nga të gjithë të punësuarit në të gjithë botën. Ju duhet pini çaj në vendin e punës për të qetësuar nervat, për arsye shëndetësore ose thjesht për të bërë një pushim për disa minuta, çajëra të caktuar me përmbajtje bimore mund t`ju sjellin përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore!
Më poshtë paraqiten 9 çajërat më të shëndetshëm për t’u konsumuar në punë:
1. Çaji jeshil Çaji jeshil është konsideruar nga masa e gjerë si një prej pijeve më të shëndetshme për t’u konsumuar, sepse në sajë të antioksidantëve çaji lufton kancerin, ka aftësinë për të mbrojtur mishrat e dhëmbëve nga sëmundjet dhe fakti se ai përshpejton funksionimin e metabolizmit. Me një shije barishtore dhe një ngjyrë të gjelbër, çaji jeshil nuk është gjithmonë zgjedhja primare për të gjithë, por ai ndihmon në humbjen e peshës, në sëmundjen e diabetit, në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e depresionit, mban lëkurën e shëndetshme dhe redukton rrezikun e çrregullimeve neurologjike.
2. Çaji i zi Edhe pse çaji i zi ka përmbajtje të lartë kafeine krahasuar me çajërat e tjerë bimor, dhe ai ka përfitime të mëdha gjithashtu. Antioksidantët që ky çaj përmban na ndihmojnë në luftën kundër kancerit, ndihmon në tretjen e ushqimit në mënyrë të shëndetshme, na bën me më shumë energji dhe promovon shëndetin oral. Çaji i zi zakonisht preferohet më shumë se çajërat e tjerë bimorë për shkak të shijes dhe efekteve qetësuese të tij dhe është çaji që konsumohet më tepër në USA dhe UK.
3. Çaji i bardhë Çaji i bardhë është bërë më “trendy” këto vitet e fundit dhe shumë më tepër njerëz e konsumojnë atë për arsye të përfitimeve të tij shëndetësore, me një shije dhe pamje unike. Ndryshe nga çajërat e tjerë bimor, ky çaj nuk ka efekt shërues dhe nuk është i fermentuar, por ka veti të fuqishme në luftën kundër kancerit. Ashtu siç ka dhe emrin, çaji i bardhë ka një ngjyrë të bardhë të argjendtë (një faktor tjetër tërheqës për disa njerëz). Çaji i bardhë ka funksion në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit dhe ka një efekt tjetër shtesë- ai ka veti të shkëlqyera anti-rrudhave.
4. Çaj me shije mente Çaji me shije mente është një ilaç natyror fantastik me shije nenexhiku. Ky është çaji më i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, të vjellave, gazrave abdominale dhe fryrjeve të barkut. Ka disa njerëz që nuk durojnë dot shijen e çajit jeshil, ndërsa çaji i bardhë ka një aromë të fortë, për këtë arsye çaji me shije mente është alternativa e përkryer ( ka një shije si pasta e dhëmbëve, për ata të cilët nuk e kanë provuar kurrë shijen e nenexhikut më parë). Përfitime të tjera shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit janë se ndihmon në tretjen e ushqimit dhe në një frymëmarrje të freskët. Për të marrë një mundësi freskie nga çaji me shije mente, thjesht qeska e çajit duhet vendosur në një gotë me ujë të nxehtë.
5. Çaji me shije xhenxhëlfil Ka dy mënyra për të patur çajin me shije xinxërfill- vendosja e një fete xinxërfilli në ujë të nxehtë ose mund të blini në dyqane rrënjë xinxërfilli të çajit bimor. Sido që të jetë, çaji me shije xinxërfilli është një pije shumë e shëndetshme (shpesh përdoret si një ilaç kundër stresit), kështu që përpiquni të konsumoni çdo ditë nga një filxhan çaji. Ky çaj ka në përmbajtjen e tij një element “pikant”, që e bën atë më të preferueshëm në kurimin e të vjellave dhe në lehtësimin e tensionit të muskujve. Ai jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, por ka veti fantastike anti-inflamatore.
6. Çaj kamomili I njohur për vetitë e tij relaksuese dhe qetësuese, çaj kamomili mund të duket si një zgjedhje e gabuar për ta konsumuar në punë, sepse ai mund t’ju përgjumi; por në qoftë se ju jeni i stresuar ose në ankth lidhur me një projekt, ose ndiheni i mërzitur në punë, ju mund të konsumoni një filxhan çaj kamomili dhe do të ndiheni menjëherë i qetësuar. Është një çaj me shije të ëmbël dhe i bërë nga lulet, çaji kamomili ka një numër përfitimesh shëndetësore, të tilla si: të ndihmon me pagjumësinë, lehtëson dhimbjet e fytit, bronket, ethet dhe inflamacionin në gojë.
7. Çaji Chai Për të gjithë ju që jeni të dashuruar pas kafes, caji chai është konsideruar si një alternativë e shkëlqyer! Me një përmbajtje shumë të ulët kafeine, por që mund t’ju jap energji sapo ta konsumoni, ai mund të zëvendësohet lehtësisht me përdorimin e kafes suaj të përditshme. Ajo çfarë mund të duket më shumë mbresëlënëse është fakti se tre filxhan çaji kanë më pak kafeinë sesa një filxhan kafeje. E pasur me antioksidantë, përfitimet shëndetësore që rrjedhin nga përdorimi këtij çaji janë veti anti-inflamatore dhe aftësia për të ndihmuar në sistemin e tretjes.
8.Çaj me shije kanelle Nëse ju blini çajin me shije kanelle ose blini disa shkopinj kanelle dhe i vendosni në një ibrik me ujë të nxehtë, ju do të përjetoni shumë përfitime shëndetësore. Hulumtimet kanë provuar se përdorimi i kanellës rrit qarkullimin, ndikon në rritjen e vetëdijes dhe redukton në mënyrë të konsiderueshme lodhjen. Gjithashtu, ai konsiderohet edhe si një nxitës. Përfitimet e tjera të përdorimit të çajit me shije kanelle përfshijnë vetitë anti-inflamatore dhe anti-koagulimit.
9. Gjethe mjedër Zonja, caji mjedër është i domosdoshëm për tu përdorur dhe ka një arsye pse: Ai balancon hormonet, rekomandohet gjatë shtatzanisë për aftësinë e tij për ta forcuar mitrën dhe ndihmon në kontraktime dhe ka efekte të shkëlqyera për lëkurën. Ky çaj mund të konsumohet i nxehtë ose i ftohtë sipas preferencave tuaja.