image 9 këshilla nga miliarderi Elon Musk

Këshilla

9 këshilla nga miliarderi Elon Musk

news image

Elon Musk është një nga inxhinierët dhe sipërmarrësit më të shkëlqyer, aktualisht, në botë. BusinessMag ka përmbledhur disa nga shprehjet që na japin një ide për botën e tij të brendshme .

Qëndrueshmëria është çelësi

“Kur diçka është shumë e rëndësishme, ti e realizon atë edhe nëse të gjitha gjërat nuk janë në favorin tënd”

E gjitha varet nga mënyra se si përcaktoni prioritetet tuaja në jetë. Nëse ato janë të rëndësishme për ju atëherë asgjë nuk duhet t’ju pengojë në rrugën tuaj për t’i realizuar ato.

Jini ndër personat që i realizojnë gjërat

“Unë mund t’i shikoj gjërat të ndodhin, ose mund të jem ai që i realizon ato”

A jeni në mesin e atyre që ulen dhe presin që ndonjë mrekulli të ndodhë apo në mesin e atyre që i bëni vetë mrekullitë të ndodhin?

Gjithmonë provoni diçka të re, Kjo është mënyra se si ju mësoni

“Mos kini frikë nga gjërat e reja”

Kurrë mos kini frikë të provoni diçka të re, kështu mësoni gjëra të reja dhe merrni një shans për t’i praktikuar ato. Gjithmonë pranojini sfidat në jetën tuaj, ato do të shënojnë progresin tuaj.

Harrojeni të kaluarën dhe përqendrohuni në të ardhmen

“Jeta është shumë e shkurtër për të mbajtur mëri”

Çfarë është bërë është bërë! Nuk ka kohë për t’u kapur në kujtimet e së kaluarës. Ato do të shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen tuaj gjithashtu. Lërini të shkojnë incidentet e këqija dhe përpiquni për një jetë më të mirë.

Dështimi është një udhëzues drejt suksesit

“Dështimi është një mundësi. Nëse nuk po dështon, do të thotë se nuk je mjaftueshëm inovativ”

Dështimi nuk do të thotë se ju nuk punoni në drejtim të qëllimeve tuaja, përkundrazi, ju ofron një mundësi për të provuar diçka të re. Nëse një derë mbyllet një tjetër hapet. Ju vetëm duhet të provoni, provoni dhe provoni përsëri.

Përqafoni ndryshimin

“Disa njerëzve nuk ju pëlqen ndryshimi, por ju duhet të përqafoni ndryshimin nëse alternativa që do të ndodhë është fatkeqësia”

Ndryshimi nuk është një gjë e keqe për t’u përshtatur, por mund të të heqë nga rutina monotone dhe të nxisë që të provosh diçka të re. Ndoshta kjo do t’ju çojë drejt përmirësimit në jetë.

Jini ndër personat e jashtëzakonshëm

“Mendoj se është e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të bëhen të jashtëzakonshëm”

Çdokush ka potencial të integruar brenda vetes, duhet vetëm ta vejë në punë atë për qëllimet e tij.

Jini këmbëngulës

“Këmbëngulja është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të dorëzoheni vetëm nëse ju detyrojnë të dorëzoheni”

Mos hiqni kurrë dorë nga gjërat që dëshironi. Nëse jeni këmbëngulës në lidhje me to, do t’i arrini me patjetër.

Gjithçka është e mundur

“Hapi i parë është që të kuptoni se çdo gjë është e mundur, më pas realizojini ato”

Asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë është e mundur, ju duhet vetëm të bëni zgjedhjet e duhura dhe të jeni të vendosur për t’i bërë gjërat të ndodhin.

/GazetaSinjali/