image 888 qendra të votimit do të hapen për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë

888 qendra të votimit do të hapen për zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Më 14 shkurt të këtij viti, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament për katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Për t’u zhvilluar një proces i tillë zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot listën e qendrave të votimit, e cila për këto zgjedhje përfshin 888 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen të dielën e dytë të muajit shkurt janë rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli të pavlefshme votën e 61-të të Qeverisë Hoti, e cila ishte dhënë nga deputeti Etem Arifi./Gazeta Sinjali/