image 872 nga të helmuarit në Deçan patën bakterin Escherichia Coli

Siguri

872 nga të helmuarit në Deçan patën bakterin Escherichia Coli

news image

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku, i cili sot njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini”, bëri po ashtu të ditur se 872 nga mbi 1 mijë e 500 qytetarët e helmuar në Deçan, kanë pasur Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”.

Sipas tij, këto bakterie janë shkaktuar nga mungesa e klorit dhe e testimeve të ujit, raporton Gazeta Sinjali.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mirëpo 872 kanë pasur simptoma të cilat i referohen helmimeve nga uji i pijshëm, për çka edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është konstatuar se kanë pasur  bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si Novo Virus, e shkaktuar nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta, ashtu siç përcaktohet nga udhëzimet e po kësaj kompanie”, ka deklaruar Juniku./GazetaSinjali/