image 80 vjet martesë, ja çka i ndodhi çiftit (Foto)

Sporte të tjera

80 vjet martesë, ja çka i ndodhi çiftit (Foto)

news image

Një çift nga Teksasi kanë hyrë në librin e rekordeve Gines si çifti më i vjetër në botë.

Xhon Handerson, 106 vjeç, dhe gruaja e tij, Sharlota, 105 vjeç, do të festojnë 80-vjetorin e martesës më 15 dhjetor.

Ata janë njohur në klasë, në universitetin e Teksasit, në vitin 1934. Sharlota po studionte për t’u bërë mësuese, ndërsa Xhoni ishte mbrojtës për ekipin e futbollit.

Ata u martuan në vitin 1939, gjatë depresionit të madh, dhe për muajin e mjaltit shpenzuan 7 dollarë për dhomën e hotelit.

Të dy janë të shëndetshëm dhe kryejnë ushtrime gjimnastike çdo ditë. /Gazeta Sinjali/