Një çift nga Teksasi kanë hyrë në librin e rekordeve Gines si çifti më i vjetër në botë.
Xhon Handerson, 106 vjeç, dhe gruaja e tij, Sharlota, 105 vjeç, do të festojnë 80-vjetorin e martesës më 15 dhjetor.
Ata janë njohur në klasë, në universitetin e Teksasit, në vitin 1934. Sharlota po studionte për t’u bërë mësuese, ndërsa Xhoni ishte mbrojtës për ekipin e futbollit.
Ata u martuan në vitin 1939, gjatë depresionit të madh, dhe për muajin e mjaltit shpenzuan 7 dollarë për dhomën e hotelit.
Të dy janë të shëndetshëm dhe kryejnë ushtrime gjimnastike çdo ditë. /Gazeta Sinjali/