Një vajzë 8-vjeçare nga Deçani është rasti i parë i infektimit me ethet e minjve në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, tha për Sinjalin se gjendja e saj është stabile, por që edhe më tutje është e rëndë.
Ai tha se 8-vjeçarja është infektuar në Bjeshkët e Deçanit, ku ka qëndruar një muaj.
“Infeksioni ka ardhur nga rënie në kontakt me zonat e kontaminuara me sekrecione të brejtësve në radhë të parë. Fëmija ka qëndruar një muaj në Bjeshkët e Deçanit, të cilat janë endemike për ethe të minjve”, tha Vishaj për Sinjalin.
Mirëpo, ai bëri të ditur se vogëlushja nga Deçani nuk është rasti i vetëm që është prekur nga kjo sëmundje.
“Në ditët e fundit, kemi pasur dy raste të tjera, po kanë përfunduar mirë”, tha Vishaj, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbrojtjen nga infektimi me këto ethe./Gazeta Sinjali/