image Fëmija plagos rëndë me armë vëllanë 6 vjeç në Barilevë

Kosovë

Fëmija plagos rëndë me armë vëllanë 6 vjeç në Barilevë

news image

Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Barilevë të Prishtinës, raporton Sinjali. Dyshohet se vëllai i viktimës, tetë vjeçar, kishte lozur me armën e babit me ç’rast ishte shkrepur plumbi në drejtim të gjashtë vjeçarit.

Nga burimet brenda QKUK-së, Sinjali mëson se gjashtëvjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transferohet për mjekim të mëtutjeshëm në Suedi.

Dje, policia ka intervistuar babain e fëmijëve R.Sh. Bëhet e ditur se arma me të cilën u plagos i mituri i është konfiskuar pasi dyshohet se është pa leje.

Në qershor të këtij viti Kosova ishte tronditur nga një rast i ngjashëm në Deçan. Duke lozur me armën e babit, 8-vjeçari, kishte qëlluar për vdekje vëllain 6-vjeçar.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për plagosjen e të miturit në Barilevë./Sinjali/