Greqia është goditur nga tetë tërmete me magnitudë prej 3 ballësh gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në shtetin grek janë shënuar edhe rreth 43 tërmete të tjera me magnitudë prej 2 ballësh që njerëzit normalisht nuk e ndjejnë.
Ndërsa edhe gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi kanë vazhduar dridhjet e tokës.
Sipas faqes për zbulim të tërmeteve, “Volcano discovery”, tërmeti i ditës së sotme ishte prej 3,8 ballësh dhe epiqendrën e kishte në juglindje të qytetit Phthiotis.